AnimeShqip
← Back to Home
UPDATE

AnimeShqip prezanton Shorts

AnimeShqip prezanton Shorts

AnimeShqip sjell një mënyrë të re dhe më të shpejtë për të zbuluar anime, filma dhe seriale nga biblioteka jonë.

Me funksionin e ri Shorts, përdoruesit mund të shikojnë video të shkurtra dhe të gjejnë menjëherë serialin ose filmin që lidhet me atë short. Ideja është shumë e thjeshtë. Shikon një moment interesant, të pëlqen, dhe me një klikim mund të shkosh direkt te faqja e serialit ose filmit të plotë.


Zbulo përmbajtje më shpejt

Shorts është krijuar për t’i ndihmuar përdoruesit të zbulojnë më lehtë përmbajtje që mund t’u pëlqejë. Në vend që të kërkosh gjatë nëpër kategori, mund të shikosh momente të shkurtra dhe të vendosësh më shpejt çfarë dëshiron të ndjekësh.

Çdo short është i lidhur me një anime, film ose serial nga AnimeShqip. Kjo do të thotë se nuk shikon vetëm një video të shkurtër, por mund të vazhdosh menjëherë me përmbajtjen e plotë.


Rekomandime më të mira me algoritëm dhe AI

AnimeShqip përdor disa faktorë për të kuptuar më mirë çfarë i pëlqen çdo përdoruesi. Me ndihmën e algoritmit tonë dhe inteligjencës artificiale, sistemi analizon sjelljen e përdoruesit në platformë dhe mundohet të shfaqë përmbajtje të ngjashme.

Kjo e bën eksperiencën më personale dhe më të përshtatshme për secilin përdorues. Sa më shumë që përdoret platforma, aq më mirë mund të kuptohen preferencat dhe të sugjerohen anime, filma ose seriale që mund të jenë interesante për ty.


Përdoruesit mund të importojnë shorts

Një pjesë e rëndësishme e këtij funksioni është komuniteti. Përdoruesit mund të importojnë shorts dhe të ndihmojnë të tjerët të zbulojnë përmbajtje të reja.

Kjo është një mënyë shumë e mirë për të nxjerrë në pah edhe perlat e fshehura nga biblioteka jonë. Ndonjëherë një serial ose film shumë i mirë mund të mos jetë aq i njohur, por përmes shorts mund të zbulohet më lehtë nga përdoruesit e tjerë.


Përdoruesit e regjistruar fitojnë pikë

Përdoruesit e regjistruar në AnimeShqip do të fitojnë pikë duke shikuar shorts. Kjo e bën funksionin edhe më interesant, sepse përveç zbulimit të përmbajtjeve të reja, përdoruesit aktivë shpërblehen edhe me pikë në llogarinë e tyre.

Kjo ndihmon që komuniteti të jetë më aktiv dhe që përdoruesit të kenë më shumë arsye për të eksploruar përmbajtje të ndryshme në platformë.


Pse e shtuam Shorts

Qëllimi ynë është ta bëjmë AnimeShqip më të lehtë, më të shpejtë dhe më argëtues për përdoruesit.

Shorts ndihmon në disa mënyra:

Zbulon më shpejt seriale dhe filma

Të çon direkt te përmbajtja e plotë

Ndihmon komunitetin të ndajë momente interesante

Përdor algoritëm dhe AI për sugjerime më të mira

Shpërblen përdoruesit e regjistruar me pikë

AnimeShqip Shorts është një hap i ri për ta bërë platformën më interaktive dhe më të dobishme për të gjithë.

Shiko shorts, zbulo përmbajtje të reja dhe gjej direkt serialin ose filmin që të pëlqen

More in UPDATE